EMRI/ U arrestua para 5 ditësh për drogë, humb jetën 45-vjeçari në burgun e Reçit…

Shpërndaje

Pesë ditë pas arrestimit shtetasi Eduard Koka, 45 vjeç nga Lezha ka humbur jetën. 45 vjeçari i cili u vu në pranga nga policia e Lezhës për drogë, maska dhe armë, mësohet se në orët e para të mëngjesit të 7 qershorit nuk është ndjerë mirë duke patur probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë të lartë.

Stafi mjekësor i burgut i ka dhënë ndihmën e parë por për shkak të situatës së rëndë që ka patur menjëherë është dërguar drejt urgjencës së spitalit rajonal të Shkodrës dhe pas pak orësh ka ndërruar jetë.

Shpërndaje