EMRI/ Trafikoi drejtë Italisë, 3.4 tonë kamabis, arrestohet 31 vjeçari nga Malësia e Madhe…

Shpërndaje

Policia ka vendosur në pranga 31-vjeçarin Kristjan Uldedaj, i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal që ka trafikuar 3.4 tonë kanabis dhe 35 kg kokainë për një periudhë 7-vjeçare në Itali. 

Kristjan Uldedaj u arrestua në Malësinë e Madhe, me qëllim ekstradimin drejt shtetit fqinj. Gjykata e Milanos ka caktuar ndaj 31-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në kuadër të grupit kriminal, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë. 

Sipas uniformave blu, grupi kriminal ka kryer aktivitetin e tij të trafikut të drogës përgjatë viteve 2015-2022. 

Gjithashtu grupit i janë sekuestruar 195.953 euro dhe 1.430 franga të përfituara nga kjo veprimtari kriminale 

“Nga hetimet rezultoi se grupi kriminal në të cilin ishte pjesëtar shtetasi K. U., gjatë periudhës 2015-2022, ka trafikuar në Itali, rreth 3.4 tonë cannabis sativa dhe 35 kg kokainë. Gjithashtu, këtij grupi i janë sekuestruar 195 953 euro dhe 1430 franga të përfituara nga kjo veprimtari kriminale”, raporton policia. 

Shpërndaje