EMRI/ Tentoi të transportonte 5 emigrantë të paligjshëm me automjet, arrestohet nga policia e Shkodres 19 vjeçari…

Shpërndaje

19-vjeçari Tajson Boneshta, banues në Podgoricë, ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi tentoi që të kalonte pesë emigrantë të paligjshëm drejt kufirit.

Sipas policisë, ai u kap në flagrancë në qytetin e Shkodrës teksa po transportonte emigrantët nga vendet e treta me automjetin tip “Volkswagen Polo”.

19-vjeçari iu kishte premtuar emigrantëve transportimin drejt Bashkimit Evropian kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 celular.

NJOFTIMI I POLICISE:

DVP Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Aksi”.

Operacioni, nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Falë shkëmbimit të informacionit, goditet një rast i tentativës për dhënie ndihmë emigrantëve nga Vendet e Treta, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 19-vjeçari që transportonte 5 emigrantë, për këtë qëllim.

Sekuestrohet automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe 1 celular.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër, pas shkëmbimit të informacioneve me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, se një shtetas po transpotonte në drejtim të qytetit të Shkodrës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, disa shtetas nga Vendet e Treta, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Aksi”, si rezultat i të cilit u bë i mundur arrestimi i shtetasit T. B., 19 vjeç, banues në Podgoricë.

Gjatë operacionit, në qytetin e Shkodrës, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin T. B., duke drejtuar një automjet, në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën 5 emigrantë nga Vendet e Treta, të cilët nga hetimet e kryera, rezulton 19-vjeçari iu kishte premtuar transportimin drejt BE-së, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Volkswagen Polo” dhe 1 celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje