Një polic është arrestuar në burgun e Drenovës ditën e sotme, teksa po tentonte të fuste drogë në qelitë.
Bëhet me dije se punonjësit të policisë Nevis Ibrahim, gjatë kontrollit i është gjetur një sasi kanabis që e kishte në trup, në tentativë për ta futur në burgun e Korçës.
Nuk dihet ende sasia që i është gjetur efektivit, ndërsa pritet njoftimi zyrtar në lidhje me këtë ngjarje.