Policia e Shkodrës ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur në mëngjesin e së hënës në këtë qytet, ku i plagosur mbeti Aleksandër Curaj. Sipas burimeve policore, autori i dyshuar është shtetasi Dedë Bici, me të cilin i plagosuri Curaj dyshohet se pak minuta më përpara se të ndodhte ngjarja, janë konfliktuar fizikisht.
Një efektiv policie ka hyrë mes tyre për t’i ndarë, por i janë drejtuar policit duke i thënë se e zgjidhim vetë konfliktin, pasi problemi lidhej me një shumë parash. Pas sherrit fizik autori ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar katër herë në trup 40 vjeçarin i cili iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.
Ndërkohë policia vendore e Shkodrës dyshon se plagosja ka ndodhur për shkak të një borxhi që i plagosuri i ka patur autorit të dyshuar. 40 vjeçari Aleksandër Curaj kohët e fundit punonte me policinë private si efektiv security dhe nuk njihej si një person problematik.
Policia po punon për të zbardhur të plotë ngjarjen, ndërsa hetimet po drejtohen nga prokurori Gëzim Spahiu. Kamerat e sigurisë kanë ndihmuar policinë që të identifikojë autorin./RealitetiPost/