EMRI/ Po shkonte në treg me biçikletë, bie në kanal dhe vdes 65-vjeçari në Shkodër…

Shpërndaje

Humb tragjikisht jetën 65 vjeçari, ra në kanalin me ujë në Vukatanë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku mësohet se një person i identifikuar si Luigj Marku ka ndërruar jetë pasi ka rënë në një kanal uji.

65-vjeçari nga Jubani në Gurin e Zi ka rënë në ujë në rrugën e fshatit Vukatane. Marku ishte nisur për të shitur disa produkte bujqësore në Shkodër por papritur teksa udhëtonte me biçikletë ka rënë në kanalin e ujit në anë të rrugës duke ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset për të nxjerrë trupin e pajetë dhe për ta transportuar drejt morgut të spitalit rajonal të Shkodrës. Policia po bën hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shpërndaje