EMRI/ Një i ri nga Shkodra dhunohet dhe lihet në mes të rrugës në Lezhë…

Shpërndaje

Një i ri nga Shkodra është gjetur i dhunuar pranë rreth rrotullimit të Shëngjinit në Lezhë. 30-vjeçari Gentian Bajrami me fraktura në kokë është marrë nga autoambulanca dhe pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Lezhës është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ende nuk dihen rrethanat e këtij rasti, ndërsa policia ka nisur verifikimet.

Dyshimet janë se i riu nga Shkodra mund të jetë dhunuar nga persona ende të paidentifikuar dhe është lënë pa ndjenja pranë rreth rrotullimit në Lezhë.

Shpërndaje