Kryeministri Edi Rama ka liruar nga detyra kete te premte zv.ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ne vendimin e marre sot ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave, lirohet nga kjo detyrë Agron Tare.
V E N D I M
PËR
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Agron Tare, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA