EMRI/ Ndërron jetë në burgun e Peqinit një i paraburgosur…

Një i paraburgosur ka humbur jetën këtë të mërkurë në burgun e Peqinit.

Burime bëjnë me dije se ka ndërruar jetë në spitalin e Peqinit shtetasi, Andi Gjoci 46 vjeç.

46 vjeçar fillimisht mësohet se ka marrë ndihmën e parë mjekësore në paraburgimin e burgut dhe më pas ka ndërruar jetë në spitalin e Peqinit.

Ndërkohë deri më tani nuk dihet asgjë në lidhje me shkakun e vërtetë të humbjes së jetës së këtij shtetasi.