

Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Shkodër. Burime bëjnë me dije per se Edis Reçi është i plagosuri dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Perash në rrethana ende të paqarta.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 19.04.2022, rreth orës 22:00, në lagjen “Perash”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi E. R., 28 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit për të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, është rrethuar zona, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e territorit për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme, që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.