Ditën e sotme, Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim, Erjon Kasemi., 34 vjeç, i cili është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit Shkodër.
Bëhet me dije se 34-vjeçari është dënuar për veprën penale “Mashtrimi me kredi”.
Ndërkohë, DVP Shkodër na njofton për disa vepra të tjera penale.
Njoftimi i DVP Shkodër:
Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Erjon Kasemi., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Mashtrimi me kredi”.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit Sh. T., 54 vjeç, banues në Shkodër dhe K. L., 56 vjeç, banues në fshatin Barxholl, pasi janë kapur në akse të ndryshme rrugore, duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan shtetasin E. P., 42 vjeç, banues në fshatin Plezhë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe kunatës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. G., banues në fshatin Obot i Vjetër, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte lidhje të paligjshme te energjisë elektrike, në banesën e tij.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 18 vjeç dhe për 2 shtetas të mitur, pasi janë konfliktuar fizikisht me një 17-vjeçar, për motive te dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.