Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në Tiranë. Mësohet se gjatë një konflikti të çastit mes dy personave, një prej tyre ka qëlluar me armë.
Për pasojë ka mbetur i plagosur 29-vjeçari Jurgen Duka, i cili ka ndërruar jetë më pas në spital.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Irfan Tomini”, ndërsa dyshohet se dy të përfshirët në konflikt kanë qenë në gjendje të dehur. Mësohet po ashtu se autori është larguar nga vendi i ngjarjes.