Gjatë kontrollit në banesat e shtetasve me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, është konstatuar se 23-vjeçari Renaldo Hoxha, me masë sigurie për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, nuk ndodhej në banesë. Menjëherë është organizuar puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Në kudër të operacionit “Sundimi i ligjit”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i të riut, i cili po afrohej në pikën doganore të Hanit të Hotit, me qëllim për t’u larguar nga Shqipëria.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.