EMRI/ Identifikohet përsoni i vrarë në Dragoç të Postribës…

Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dragoç njësia Administrative Postribë, ku një 33-vjeçar është vrarë me armë zjarri brenda në makinë.
Burime bëjnë me dije se viktima është i riu Ramazan Mata që është qëlluar me armë nga jashtë.Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 33-vjeçar është vrarë me armë zjarri brenda në makinë.

Burimet mediatike bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Ramazan Mataj i cili dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë automjetit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (5 janar 2025) në fshatin Dragoç të njësisë administrative Postribë. Burimet thonë se i riu është gjetur i pajetë nga banorë të zonës të cilët kanë njoftuar policinë.

Arsyet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje ende nuk bëhen me dije, ndërsa Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ktij krimi dhe identifikimin e autori/ve.

Shpërndaje