EMRI/ I vodhi 15 mln euro evropianëve përmes mashtrimit në ‘Call Center’, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë…

Shpërndaje

Një 30-vjeçar, i shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal është arrestuar nga Policia e Tiranës. Përmes mashtrimit në ‘Call Center’, i riu dhe grupi i tij përfituan15 mln euro.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Team” u arrestua Mendim Domi, grupi kriminal i të cilit u godit në dhjetor 2022, kur u sekuestruan 11 pasuri.

“Ky shtetas është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal. 

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka mashtruar shtetas të huaj, duke i bindur që të investojnë në kriptovaluta, shuma të ndryshme parash, të cilat më pas i kanë përvetësuar”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje