Emri i Shkodres mes më të mirave të Evropes/ Bardh Spahia pret ekipin e vajzave të Vllaznisë…

Shpërndaje

Mbyllën një rrugëtim por hapën një kapitull të ri për futbollin e femrave në Shqipëri . Kënaqësi të prisja në zyrë vajzat dhe stafin drejtues të ekipit Vllaznia , pas përfundimit të ballafaqimeve mes 16 ekipeve më të mira të Europës.

Një vlerësim mirënjohje, një premio për ta dhe me shpresën që brenda një kohe të shkurtër do të mbyllim edhe një projekt për një stadium që do të jetë në dispozicion të këtij ekipi dhe talenteve të reja që Shkodra i ka fatmirësisht të shumta.

Emri i Shkodrës, Vllaznisë dhe Shqipërisë u rendit mes më të mirave të Europës dhe për të gjithë ne ky është një nga promovimet më të bukura që i bëhet vendit, prandaj vetëm mirënjohje për këto vajza, stafin drejtues por edhe tifozerinë shkodrane që i mbështeti kudo.

Jam besimplotë se vitet e ardhshme edhe më shumë suksese do të na japin këto vajza!

Shpërndaje