EMRI/ Humb jetën tragjikisht i riu shqiptar në Itali…

Shpërndaje

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali, si pasojë e një aksidenti rrugor. Viktima është identifikuar si Adenajd Hoxha.

Mediet italiane bëjnë me dije se aksidenti ndodhi pasditen e së hënës, rreth orës 15:30, në Rovato, kur makina me të cilën po udhëtonte shqiptari u përplas me një kamion.

Më tej makina e studentit u përpas me murin e rrugës.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shpërndaje