Vritet me armë zjarri në Piza të Italisë 37 vjeçari Shqiptar.
Ai u vra me një plumb në kokë. Ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje pak pas orës 21:00 në Oratoio, një qytet i vogël në provincën e Pizës. Kështu ka ndërruar jetë Beni Arshiaj, 37 vjeç, me origjinë shqiptare, i martuar me dy fëmijë. Burri po kthehej në shtëpinë e tij kur dy burra e vranë dhe më pas u larguan me vrap.
Ai ishte në furgonin e tij kur ndodhi gjithçka. Alarmi u ngrit nga një grua që dëgjoi disa të shtëna, të paktën pesë – dhe doli në rrugë. Pastaj thirri gruan e tij që doli me njërin nga fëmijët.