EMRI/ Familja e kërkonte prej disa ditësh, gjendet i mbytur në lumin e Bunës 60 vjeçari…

Shpërndaje

Gjendet i pajetë një 60 vjeçar, i cili kërkohej prej disa ditësh në Shkodër. Bëhet fjalë për shtetasin Ndoc Nika, i cili ishte shpallur i zhdukur nga bashkëshortja para pak ditësh.

Ai u gjet i mbytur sot nga polumbarët pranë Urës së Bunës, ndërsa dyshohet se viktima është vetëhedhur nga ura në ujë.

Ndërkohë Policia dhe ekspertiza kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Shpërndaje