Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një i ri ka ndërruar jetë, pasi u shoqërua në komisariat.
Ngjarja ka ndodhur pasi shtetasi Laer Kurti, 32 vjeç është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë. Më herët policia i kishte bërë thirrje për të ndaluar me qëllim për t’i kontrolluar dokumentat e identifikimit, por ai ishte larguar me vrap.
I riu u ndalua në rrugën “Don Bosko” dhe gjatë shoqërimit të tij, ka shfaqur probleme shendetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Ai është dërguar më pas me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.
Njoftimi i AMP:
Më datë 19.10.2022, rreth orës 23:07, Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, gjatë kontrollit të territorit, kanë konstatuar në rrugën “Riza Cuka” një shtetas të cilit i kanë bërë thirrje për të ndaluar me qëllim për t’i kontrolluar dokumentat e identifikimit.
Sapo patrulla i kërkoi për të paraqitur dokumentat e identifikimit, shtetasi L. K., 32 vjeç është larguar me vrap. Punonjësit e policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë arritur ta ndalojnë në rrugën “Don Bosko”, duke kryer më pas edhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.