EMRI/ E dënuar për trafik heroine, ekstradohet nga Greqia në Shqipëri 43-vjeçarja

Shpërndaje

Një 43-vjeçare u ekstradua nga Greqia drejt Shqipërisë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Aurela Doksani nga Fieri është dënuar më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me 6 vjet dhe 8 muaj burg për trafik heroine.

Më datë 8 gusht të vitit 2011, ajo u arrestua duke tentuar të trafikojë 129.3 gramë heroinë drejt Greqisë. Ndërkohë 4 ditë më vonë gjykata vendosi masën e sigurisë arrest në shtëpi për 43-vjeçaren.

Më datë 11 prill 2012, ka nxjerrë urdhër për ekzekutimin e vendimit të mësipërm ndaj të dënuarës, për të vuajtur pjesën e dënimit të mbetur pas datës 09 prill 2012 (1184 ditë burgim), në burg të sigurisë së zakonshme.

Ajo nuk është gjendur në shtëpi dhe në këto kushte u shpall në kërkim ndërkombëtar. Falë bashkëpunimit të autoriteteve greke dhe shqiptare, Doksani u arrestua në Greqi me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

Shpërndaje