Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme në Lushnjë. Policia bën me dije se Artan Gjyla ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Rrjeta” të zhvilluar ditën e djeshme në Shkodër.
Ai akuzohet si organizator i një rasti të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me qëllim përfitimin. Gjatë operacionit “Rrjeta”, i ndaluari dhe 2 shtetas të tjerë transportonin me 3 automjete, 16 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, si rezultat i punës së mirëkoordinuar me Policinë e Shkodrës, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim, A. Gj., 48 vjeç, banues në Lushnjë.
48-vjeçari ishte i kërkuar në kuadër të operacionit ?Rrjeta?, të zhvilluar ditën e djeshme, nga DVP Shkodër, për veprat penale ?Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik? dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Ky shtetas dhe 2 të tjerë (njëri i arrestuar gjatë operacionit dhe tjetri ende në kërkim), në fshatin Vukpalaj, Kastrat, zbritën nga 3 automjete, 16 emigrantë që po transportoheshin drejt Malit të Zi, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së.
Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të DVP Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale.