Policia e Shkodres ka bere me dije se ka arrestuar shtetasin Artur Lushi, i cili ishte i shpallur ne kerkim nga blute e Shkodres pasi ne vitin 2018 ka qelluar ne drejtim te biznesmenit te njohur ne Shkoder Xhevat Vataksi
Ne njoftimin per shtyp blute e Shkodres kane bere me dije se eshte ekzetuar vendimii i gjykates se Shkodres ne lidhje me kete shtetas.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shkodër
Nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Shkodër u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin A. L., 45 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Madhe, Shkodër.
Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin nr. 466, datë 08.05.2018, i ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi ky shtetas, më datë 05.05.2018, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin Xh. V., 62 vjeç, banues në Shkodër.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.