EMRI/ Aksidenti në aksin Shkodër-Koplik, i moshuari humbi kontrollin pasi pësoi arrest kardiak…

Shpërndaje

Pasditen e së martës ka ndodhur një aksident në aksin Shkodër – Koplik.

Një motomjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë shtetasi Sherif Sakicaj (71 vjeç) ka humbur jetën.

Sipas të dhënave paraprake të policisë thuhet se drejtuesi i motorit nuk ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të aksidentit por për shkak të një arresti kardiak.

Njoftimi i policisë:
Shkodër/ informacion paraprak
Më datë 23.11.2021, rreth orës 17:00, në rrugën nacionale Shkodër – Koplik, një motomjet ka humbur kontrollin, për pasojë drejtuesi i motomjetit shtetasi Sh. S., 71 vjeç ka humbur jetën

Paraprakisht dyshohet që drejtuesi i motomjetit të ketë pësuar arrest kardiak dhe për rrjedhojë ka humbur jetën pasi nga dalja nga rruga nuk ka pësuar dëmtime.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Shpërndaje