EMRI/ Aksident në Muzinë, Policia: Ka ndërruar jetë shoferja 50-vjeçe…

Shpërndaje

Një 50-vjeçare ka ndërruar jetë pasi makina me të cilën udhëtonte ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë në Qafën e Muzinës, Sarandë.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme për shkaqe ende të paqarta. Sipas policisë, shtetasja Etleva Bejko, 50-vjeçe ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në greminë, për pasojë ka humbur jetën.

Informacion paraprak:

Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, Sarandë, shtetasja E. B., 50 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit shtetasja E. B, ka ndërruar jetë, në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shpërndaje