Nje askident me vdekje ka ndodhur në aksin Koplik – Bajze në Shkodër ditene sotme.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit, 66-vjeçari Rasim Shabaj ka humbur jetën.
Njoftimi i Policise:
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 10:55, në aksin rrugor “Koplik-Bajzë”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin L. M., ka aksidentuar shtetasin R. Sh., 66 vjeç, i cili lëvizte me motomjet. Si pasojë 66 vjeçari ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi L. M., është shoqëruar në Komisariat, nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.