EMRI/ Aksident i rëndë në Kroaci, 29-vjeçarja nga Shkodra përplas për vdekje motër e vëlla…

Shpërndaje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Ratacit në Kroaci, ku një 29-vjeçare shqiptare ka përplasur për vdekje vëlla, 21 vjeç dhe motër 19, vjeç.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur më 9 prill, ndërsa mediat kroate kanë zbuluar edhe identitetin e 29-vjeçares shqiptare e cila është identifikuar si Klevisa Ymeri.

Pas aksidentit ajo pësoi lëndime të lehta dhe u mbajt në vëzhgim nga policia dhe pas daljes nga spitali u arrestua.

Klevisa Ymeri drejtonte një fuoristradë BMW me targa sllovake, dhe ka parakaluar makinën para saj në mënyrë të paligjshme, gjë që ka shkaktuar përplasjen kokë më kokë me makinën që drejtohej nga 21-vjeçari Stjepan Đerek, që po vinte në drejtim të kundërt.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën në vendngjarje 21-vjeçari Stjepan Đerek dhe motra e tij 19-vjeçare Katarina.

E reja shqiptare është lënë me masën e paraburgimit për 30 ditë për shkaktim të aksidentit me pasojë vdekjen.

Shpërndaje