EMRAT/ Zbardhet vrasja e 34-vjeçarit në Fushë-Krujë, arrestohen dy vëllezër si autor të dyshuar…

Shpërndaje

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë që është shënuar në Fushë Krujë, ku i gjet i pajetë 34- vjeçari Indrit Ndoj.

Policia njofton se janë arrestuar dy vëllezër shtetasit Saimir Miri, 39 vjeç dhe Landi Miri, 18 vjeç, banues në Fushë Krujë, të cilët dyshohen si autor të dyshuar të ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me 34-vjeçarin, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe e kishte thyer masën duke dalë në rrugë.

Në konflikt e sipër, ata e kanë goditur me një mjet të fortë shpues (kaçavidë) 34-vjeçarin dhe më pas janë larguar.

Shpërndaje