EMRAT/ Vrasje dhe gjobëvënie, OFL kërkon deklarimin e pasurisë nga 4 persona

Shpërndaje

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Nderim Markola banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

Durim Dervishi banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”;

Kliton Nanushi banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”;

Ergys Mëcuku banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje