EMRAT/ Vrasja e biznesmenit në Laç, arrestohen babë e bir…

Shpërndaje

Policia ka bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve që ishin shpallur në kërkim për vrasjen e Rakip Rrolit.

Mësohet se në pranga kanë rënë Skënder dhe Llej Lika, të dy të dyshuar kryesor për ekzekutimin e biznesmenit.

Sipas “News24”, në pranga ka rënë edhe një person i tretë, por ende nuk dihen nëse ai ka lidhje direket me ekzekutimin e Rrolit.

Babë e bir janë kapur në zonën e Fushë-Milotit. Kujtojmë se Rroli u ekzekutua paraditen e djeshme ndërsa po lëvizte me automjetin e tij të tipit “Audi Q7”.

Ngjarja ka ndodhur në dalje të Sanxhakut, pak metra pasi kishte dalë nga banesa e tij.

Dyshohet se autorët kanë vëzhguar lëvizjet e tij prej kohësh, ndërsa në momentin që ai po lëvizte drejt Mamurrasit, ata i kanë zënë pritë dhe kanë zbrazur kallashnikovin.

Fillimisht Rroli ka tentuar të largohet, por autorët kanë qëlluar edhe në pjesën anësore të automjetit derisa ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në një kanal në anë të rrugës.

Shpërndaje