EMRAT/ Vranë bankierin teksa tërhiqte paratë në Itali/ Burg përjetë dy shqiptarëve…

Shpërndaje

Dy shqiptarët Paulin Mecaj dhe Andrea Capone u dënuan me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Leçes në Itali, për vrasjen e ish-menaxherin e bankës Giovanni Caramuscio.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 16 korrikut, kur ish menaxheri ishte në një bankomat me bashkëshorten për të tërhequr para, në via San Pietro in Lama në Lequile.

Ai dyshohet se pati një përleshje të shkurtër me 28-vjeçaren ndërsa 31-vjeçari, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur.

Dënimi u dha mëngjesin e sotëm, raportojnë mediat italiane, ku Gjykata vendosi rritjen e dënimit edhe për bashkëpunëtorin, për të cilin prokurori kishte kërkuar 22 vite burg.

Shpërndaje