EMRAT/ Sherri për tokën, zbardhet plagosja e dy vëllezërve…VIDEO

Shpërndaje

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Fshatin e Ri, Njësia Administrative Rrethinat, ku mbetën të plagosur dy vëllezër.

Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive pronësie

Mësohet se të plagosur kanë mbetur dy vëllezërit Land Gruda dhe Ilir Gruda.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15, ku gjatë një konflikti fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi Land Gruda, 34 vjeç.

Konflikti është përshkallëzuar më tej ku shtetasi Xhevahir Fikaj, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Ilir Gruda., 41 vjeç, vëllain e 34 vjeçarit.

Të dy vëllezërit janë transportuar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur  menjëherë shërbimet e Policisë  dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë ndodhet në vendngjarje  dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

Shpërndaje