EMRAT/ Rrahën për vdekje të riun britanik pasi tentoi t’u vidhte drogën, gjykata dënon tre shqiptarët në Angli…

Shpërndaje

Tre shqiptarë janë dënuar me burg pasi rrahën për vdekje një të ri që kishte tentuar t’i vidhte drogën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2021 ku 23 vjeçari Tomosz ëaga nga Dagenham, në lindje të Londrës, u përpoq që të vidhte kanabis në një shtëpi bari në Cardiff.

Tre shqiptarët u shpallën fajtor dhe u dënuan me burg: Josif Nushi, 27 vjeç me 20 vjet burg, Mihal Dhana, 29 vjeç u dënua me 16 vjet burg ndërsa Hysland Aliaj, 31 vjeç u dënua me 10 vjet për vrasje nga pakujdesia. Motra e të riut tha në gjykatë se trupi i vëllait të saj ishte “i hedhur si një qese plehrash”.

Të tre burrat u larguan në Shqipëri pas vrasjes, por u ekstraduan përsëri në Mbretërinë e Bashkuar për t’u gjykuar. Hetimi ishte një nga hetimet më të mëdha dhe më komplekse të ndërmarra ndonjëherë nga Policia e Uellsit të Jugut, me arrestime në Shqipëri, Francë dhe Gjermani.

Shpërndaje