Plagosje me armë zjarri në Tropojë.
Burime për Noa.al bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në një lokal në qytetin e Bajram Curri ku si pasojë e përdorimit të armës, ka mbetur i plagosur Alban Haklaj, 33 vjeç, banues në Tropojë.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë të cilat bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasin Genti Vatnikaj, 24 vjeç, banues në Tropojë.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
Në hyrje- daljet e qytetit, janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.
I plagosuri shtetasi Alban Haklaj, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën.
Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e ligjor të kësaj ngjarjeje.