Katër shkodranëve që kanë patur probleme me drejtësinë, u ka mbërritur letra nga Policia, në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit, për të deklaruar burimet e tyre të pasurisë.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve që kanë patur apo kanë probleme pénale me drejtësinë, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Ladio Braci, banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizata Kriminale”;
Artur Ndoja, banues në Shkodër, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Kristian Selimi, banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Abedin Bajraktari, banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.