Operacioni Forca e Ligjit rikthehet edhe një herë në Shkodër, aty ku i ka dërguar kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë dy shtetasve të dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Bari Delaj, banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Taulant Shkëmbi (Ahmeti), banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Sipas OFL, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve dhe më pas përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.