EMRAT/ Nga mashtrimi, te shitja e drogës, tre të arrestuar…

Shpërndaje

Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit”, masave për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, Komisariati i Policisë Krujë kapi shtetasit:

–Enes Ara, banues në Dragush, Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”;

– Flamur Zalla, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 9 muaj e 22 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– Ibrahim Gurra, banues në Krujë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Shpërndaje