Të dielën do të zhvillohen primaret e Partisë Demokratike për të zgjedhur kandidatët për kryetarë bashkie në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
Në Bashkinë e Shkodrës do të votohen 7 emra nga anëtarësia e PD.
Në listë ndodhen emra të spikatur si ish-deputetët Bardh Spahija dhe Irma Kopliku, ish-kryetari i degës së PD në Shkodër, Astrit Bushati apo dhe nënkryetarja aktuale e bashkisë, Irena Shestani.
Gjithashtu, në primare do të votohen edhe figura të tjera të njohura të PD si Bashkim Rroji, Ben Maliqi dhe Alfred Koçobashi.
Kandidatët në Shkodër
Astrit Bushati
Irena Shestani
Bardh Spahija
Irma Kopliku
Bashkim Rroji
Ben Maliqi
Alfred Koçobashi
Sistemi i primareve është një risi për politikën shqiptare. Në statutin e miratuar nga delegatët e PD në Kuvendin e 11 dhjetorit u vendosën primaret në mënyrë që kandidatët për kryetarë bashkie dhe deputetë, të votohen nga anëtarësia.