Aksidenti me makinë u mori jetën dy të rinjve mbrëmjen e sotme në Tale të Lezhës.
Automjeti tip ‘Peugeot’ me të cilin ata po udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me murin rrethues të një shtëpie.
Kristjan Margjoni 24 vjeç, drejtues i automjetit dhe Atjola Ademi pasagjere kanë ndërruar jetë.
Njoftimi i Policisë
Në rrugën e Talës, Lezhë, automjeti tip “Pegeot ” me drejtues shtetasin K.M., 24 vjeç ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në automjet shtetasja A.A.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
VIDEO NGA VENDI NGJARJES 👇👇