EMRAT/ Kush janë 5 të arrestuari në Shkodër, në kuadër të operacionit “Tempulli 2”…

Shpërndaje

5 persona janë arrestuar në Shkodër në kuadër të operacionit “Tempulli 2”. Në pranga kanë rënë htetasit Jeton Velaj, Elvis Ymeri, Denis Dullaj, Arben Doniku, dhe një 17-vjeçar.

Ata kishin marrë një apartament me qira dhe e përshtatën për përpunim, përdorim dhe shitje të lëndës narkotike kokainë, si dhe për mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, si dhe si rezultat i hetimeve disajavore dhe informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se disa shtetas kishin përshtatur një banesë në lagjen “Skënderbeg”, për përpunim, përdorim dhe shitje të lëndës narkotike kokainë dhe për mbajtje të armëve të zjarrit, pa leje, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Apartamenti”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë vunë në pranga shtetasit J. V., 44 vjeç, E. Y., 31 vjeç, D. D.,36 vjeç, A. D., 51 vjeç dhe një 17-vjeçar, të pestë banues në Shkodër.

Nga kontrollet në ambientet e apartamentit të përshtatur për këto veprimtari kriminale, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër pistoletë, 160 gr kokainë e ndarë në doza gati për shitje, 6 çelësa banesash, 2 automjete, 10 celularë, 1220 euro, 184 900 lekë dhe një shumë parash në paund.

Shpërndaje