EMRAT/ Kultivimi i bimëve narkotike, vihen në pranga 4 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë në Mirditë e Kurbin…

Shpërndaje

Mirditë/Të arrestuar: Emilton Kala dhe Klodjan Deda. Të shpallur në kërkim: Adrian Zgara alias Ilir Laska alias Ilirian Laska dhe Gazmir Ahmet Lika.

Kurbin/Të arrestuar: Arber Kasmi dhe Skënder Bajraktari. I shpallur në kërkim: Ali Bajraktari

Kontrolle intensive të territorit dhe hetime proaktive, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Territor i pastër”.

Finalizohen brenda 24 orëve, në Rrëshen dhe në Kurbin, 3 goditje kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Në operacion u përfshinë komisariatet e Policisë Mirditë dhe Kurbin, Forca e Posaçme Operacionale e DVP Lezhë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier.

Vihen në pranga 4 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë. Gjithashtu, procedohen penalisht për shpërdorim të detyrave, 2 kryetarë fshatrash dhe 1 specialist pyjesh.

Asgjësohen rreth 2706 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të këtij operacioni u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e shtetasit të arrestuar E. K., shtetasit A. Z. alias I. L. alias I. L., 39 vjeç, banues në fshatin Sanxhak dhe G. L., 33 vjeç, banues në fshatin Vinjollë.

Nga hetimet dyshohet se të tre këta shtetas kanë kultivuar 1900 bimë narkotike dhe 650 fidanë narkotikë (në kubikë), në afërsi të përroit të Karmës, në fshatin Përshqesh.

Gjithashtu, për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin P. Ll., 62 vjeç, kryetar i fshatit Përshqesh dhe për shtetasin Gj. L., 58 vjeç, specialist pyjesh në fshatin Orosh.

Si rezultat i hetimeve u identifikuan organizatorët e këtij rasti kultivimi, shtetasit S. B., 46 vjeç dhe A. B., 35 vjeç, vëllezër, të dy banues në Kurbin.  Në vijim u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 46-vjeçarit, ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasit A. B..

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Shëmri, shtetasin B. K., 52 vjeç.

Megaoperacioni kombëtar “Territor i pastër” vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje