GjKKO ka lënë në fuqi në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për organizatorin veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve shqiptarë, për kalim të paligjshëm nga PKK Hani i Hotit, me destinacion Kanadanë dhe Amerikën.
Po ashtu është lënë në fuqi masa “Arrest në shtëpi”, për 2 shtetas e tjerë të përfshirë dhe për 2 punonjës të PKK Hani i Hotit që akuzohen për shpërdorim të detyrave.
Njoftimi:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 24.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal, e caktuar me vendimin nr. 81, datë 25.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personave nën hetim Luc Melaj, Emanuel Melaj, Gëzim Camaj, Tonin Melaj, Bashkim Çokaj.”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 228, 229, 230, 238 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 88, datë 25.07.2024, vendosi:
1. Vazhdimin e zbatimit ndaj personit nën hetim Luc Melaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave dhe i vizave” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 298/1 – 28/4; 189/1 – 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të K.Penal; “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal; “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1/1 i Kodit Penal, të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr. 81, datë 21.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
2. Vazhdimin e zbatimit ndaj personit nën hetim Emanuel Melaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal, të masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr. 81, datë 21.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
3. Urdhërohet personi nën hetim Emanuel Melaj që të mos largohet nga banesa e tij që ndodhet në adresën: ****.
4. Vazhdimin e zbatimit ndaj personit nën hetim Gëzim Camaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal, të masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr. 81, datë Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al 21.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
5. Urdhërohet personi nën hetim Gëzim Camaj që të mos largohet nga banesa e tij që ndodhet në adresën: ****.
6. Vazhdimin e zbatimit ndaj personit nën hetim Tonin Melaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, të masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr. 81, datë 21.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
7. Urdhërohet personi nën hetim Tonin Melaj që të mos largohet nga banesa e tij që ndodhet në adresën: ****.
8. Vazhdimin e zbatimit ndaj personit nën hetim Bashkim Çokaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, të masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr. 81, datë 21.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 9. Urdhërohet personi nën hetim Bashkim Çokaj që të mos largohet nga banesa e tij që ndodhet në adresën: ****.
10. Urdhërohet Policia Gjyqësore, që personi nën hetim Luc Melaj, të dërgohet menjëherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të organit procedues.
11. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.
12. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita njoftimit të vendimit të gjykatës. /vizionplus.tv