Zbardhet identitetet e dy personave te cilet u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi në zonën e Astirit në Tiranë.
Mësohet se të vdekur kanë mbetur shtetasit Erigers Mihasi 32 vjeç, dhe Armando Dumani 26 vjeç.
Dyshohet se drejt mjetit tip “Audi” ku ishte Mihasi, është afruar një mjet tjetër ku ndodheshin autorët. Këta të fundit kanë qëlluar me breshëri arme drejt “Audit” ku si pasojë mbetën të vdekur dy persona.
Menjëherë, autorët janë larguar nga vendngjarja drejt Ish-sheshit Shqiponja. Policia ndërkohë ka vendosur perimetrin e sigurisë në zonë dhe po shikon kamerat e sigurisë përreth, për të identifikuar makinën që ndodheshin autorët, por edhe të dhëna lidhur me identitetin e tyre.