Elidon Zeka dhe Morin Lalaj janë dy shqiptarët e arrestuar në Britani pasi u kapën brenda një shtëpi bari në Londër. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi 123 bimë narkotike dhe 169 bimë të tjera me vlerë 250 mijë paund, sipas mediave britanike.
Jashtë banesës ishte një dhe mjet i tipit BMW e cila u sekuestrua nga autoritetet. Mësohet se njëri shërbente për të transportuar drogën.
Brenda banesës u gjendën dy shqiptarët, njëri prej tyre kishte njohje me bandën e drogës por vetë punonte në lavazho, ndërsa tjetri kishte hyrë në Britani në rrugë ilegale, më konkretisht me varkë përmes Kanalit të La Manshit.
Autoritet britanike bëjnë me dije se shqiptarët e arrestuar janë Elidon Zeka dhe Morin Lalaj, të moshës 22-vjeçarë dhe se gjurmët e Lalaj u gjetën më vonë në frigoriferin e shtëpisë, ndërsa Zekës u gjendën 325 paund.
Gjatë marrjes në pyetje, Zeka nuk i është përgjigjur pyetjeve, ndërsa Lalaj tha se kishte qëndruar në shtëpi për rreth 3 javë dhe se priste të paguhej me 2600 paund për kujdesin e bimëve.
Lalaj u dënua me 29 javë burg, ndërsa Zeka u dënua me 30 javë paraburgim.