Emrat e familjeve shqiptare që larguan dhe kurr nuk u kthyen më në Tivar…

Shpërndaje

Shkrimi i javë së fundit ‘’PSE ASIMILIMI I SHQIPTARËVE NË TIVAR NUK KA TË NDALUR!?’’ nga autori Hajrullah Hajdari ishte ndër më të lexuarit për javën e fundit. Në atë shkrim z. Hajdari duke u bazuar në një protokol paraqet edhe emrat e kryefamiljarëve që u larguan nga Tivari dhe që nuk u kthyen më.

”Familjet që nuk u kthyen në Tivar ishin pothuajse të gjitha të kombësisë shqiptare. Kjo vërtetohet nga një protokol i familjeve të vitit 1977 dhe atyre që nuk janë në Tivar në maj të vitit 1879 (DACG, MUD,f.4nr.1106). Po përmendi vetëm disa nga ata: Emin begu, Mulla Sala, Dul Beqiraga,Haxhi Ahmeti, Selim Ademi, Salo Misherri, Usejn Zoja, Smajl Jusufi, Eto Pera, Osman Kacila, Omer Kërçiku, Haxhi Lanica, Avdullah Kaca, Met Harapi, Demo Zeka, Daut Kadija, Dem Salihu, Nelo Zemra, Jusuf Tafula, Mujo Mushica,Omer Kërçiku, Halil Ahmeti;Mahmut Spica….Edhe emrat e familjarëve që ishin kthyer po ashtu vërtetojnë përkatësin shqiptare si: Ali beg Qorri, Mustafë Haxhi Jusufi, Jaho Dervishaga, Haxhi Ala, Sulo Suma, Huso Shestani, Dul Buza, Can Spahia, Ahmet Kaca, Fazli Goca, Mahbub Arapi, Alush Kasmi, Ramo Kraina (Kraja), Rustem Ishma, Musto Tafica Rexhep Fazlija, Braho Korda, Mehmet Dibra….”, shkruan ndër të tjerave z. Hajdari në shkrimin e tij./UlqiniOnline/

Shpërndaje