(EMRAT) Dyshohet për tritol/Shpërthen në ecje makina në Gramsh, plagosen dy vëllezërit…

Shpërndaje

Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi i makinës në Gramësh. Makina mësohet se ka shpërthyer në ecje. Dyshohet se shpërthimi nuk ka ndodhur për arsye të ndonjë problemi teknik në makinë, por mendohet se poshtë mjetit është vendosur një sasi tritoli.

Nga shpërthimi mësohet se kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët rezultojnë vëllezër. Bëhet fjalë për Algert dhe Erald Mina.

Sipas informacioneve paraprake nga policia dy vëllezërit nuk rezultojnë me precedent të mëparshëm kriminal. Ndërkohë që për shkaka të plagëve të marra të plagosurit po transportohen drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Shpërndaje