Pas atentatit me armë zjarri në Don Bosko, albeu.com ka arritur të zbardhë emrat e personave të plagosur dhe të viktimës.
I vrarë me armë zjarri ka mbetur Erion Çela.
Janë plagosur: Arben Dani 46 vjeç i dëmtuar në këmbë, Azbi Selimaj 19 vjeç i dëmtuar ne shpatull.
Gjithashtu Blerim Çela 28 vjeç ka mbetur i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe në fytyrë, i cili është edhe vëllai i viktimës.
Edmond Crroj 41 vjeç ka mbetur i pagosur në bark dhe këmbë.
Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i policisë lidhur me ngjarjen.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.01.2022, rreth orës 16:15, në “Don Bosko”, në ambientet e një lokali dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas.
Si pasojë e të shtënave, shtetasi E. Ç., 35 vjeç ka humbur jetën, dhe janë plagosur shtetasit A. D., 46 vjeç, A. S., 19 vjeç, B. Ç., 28 vjeç dhe E. C., 41 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip “Mercedes-Benz”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.