EMRAT/ AMP ekzekuton 22 masa sigurie për policët hajdutë…

Share your love

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka lëshuar 22 masa sigurie për policët që kanë shpërdoruar postin e tyre të punës.

Veprat penale të cilat dyshohet se ata kanë kryer janë “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim detyre”.

Nga hetimet disa mujore me metoda speciale nën drejtimin e Prokurorisë, u bë e mundur dokumentimi me prova ligjore i abuzimit të uniformave blu. Ata kanë kryer abuzime në qarkullimin rrugor, në rastet e konstatimit të shkeljeve nga ana e drejtuesve të mjeteve me targa të huaja.

Duke keqpërdorur aksesin në sistemet dhe databazat e Policisë së Shtetit, punonjësit e policisë në terren, konstatonin shkeljen, administronin shumën monetare duke i dhënë drejtuesit të mjetit procesverbalin përkatës dhe në vijim nuk kryenin arkëtimet dhe nuk bënin pasqyrimet përkatëse në sistem, me qëllim përvetësimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga gjobat administrative, në shumën prej 2 milion lekësh.

Konkretisht, u ekzekutuan vendimet për masat e sigurimit personal:

Nën/komisar Krenar Molla – Arrest me burg

Inspektor Gasper Gjeta – Arrest me burg

Armand Shehu – Arrest me burg

Inspekor Ndoc Pjetri – Arrest me burg

Inspektor Armir Hallaçi – Arrest me burg

Inspektor Marjan Baloj – Arrest në shtëpi

Inspektor Kastriot Gjini – Arrest në shtëpi

Inspektor Gilbert Kapxhiu – Arrest në shtëpi

Inspektor Arsim Braha – Arrest në shtëpi

Komisar Gramoz Dafku – Detyrim paraqitje

Nën/Komisar Shuaip Gjuta – Detyrim paraqitje

Nën/Komisar Artan Pëllumbi – Detyrim paraqitje

Nën/Komisar Agron Nika – Detyrim paraqitje

Inspektor Zenel Axhami – Detyrim paraqitje

Inspektor Flori Xhelo – Detyrim paraqitje

Inspektor Ismail Petku – Detyrim paraqitje

Inspektor Gjovalin Tushaj – Detyrim paraqitje

Inspektor Gjelosh Laska – Detyrim paraqitje

Inspektor Flavio Ademi – Detyrim paraqitje

Inspektor Bardhok Çupi – Detyrim paraqitje

Inspektor Alfred Tushaj – Detyrim paraqitje

Për këtë shkelje ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha. Ai shprehet se falë hetimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorisë së Kukësit u vunë para përgjegjësisë ligjore 22 punonjës e ish-punonjës të Policisë Rrugore.

“Lufta kundër paligjshmërisë fitohet duke patur së pari, një trupë policore të aftë për t’ju përgjigjur sfidave, ndaj gjithë fokusi ynë do të jetë për ta intesifikuar këtë përpjekje” është shprehur Hoxha.

Share your love