Shkodranët do të zgjedhin ditën e hënë, drejtuesin e ri të PD-së për bashkinë e tyre.
Në këtë garë mësohet se janë futur 9 kandidatë.
Zgjedhja e kreut të ri të Partisë Demokratike të Shkodrës do të bëhet me parimin ‘një anëtar, një votë’.
Kandidaturat janë si më poshtë:
1. Arben Ismaj Lusha
2. Ardit Sait Cylybyli
3. Arjan Sadik Peraj
4. Emiljano Kole Cekini
5. Elvis Antonio Deda
6. Ergys Fadil Ivziku
7. Gjenarin Ndoc Kapari
8. Ted Ilir Kopliku
9. Vildane Xhemshit Gushta
Shkodranët kanë qenë të parët dhe më të shumtët që kanë mbështetur ‘Foltoren’ dhe Komisionin e Rithemelimit.