Autoritetet greke zbuluan mëngjesin e së shtunës rreth 1.18 ton kok.ainë në Agrinjo, pranë Patras. Mediat vendase raportuan se sasia e dro.gës u gjet në disa dhoma të një kompleksi të marrë me qira.
Lënda nar.kotike ka hyrë përmes portit privat të Katakolos dhe më pas është fshehur në kompleksin e fshatit turistik te Astakos. Tetë persona u arrestuan mes të cilëve 6 shqiptarë.
Gjatë një deklarate për shtyp, mbrëmjen e së shtunës, drejtuesit e policisë greke thanë se kapo i organizatës kri.minale është 41-vjeçari shqiptar Aleksandër Pemaj.
Sipas policisë, Pemaj ka qenë edhe herë të tjera në bu.rg, madje ai është dënuar disa herë nga drejtësia për vepra penale tepër të rënda. Ai ka qenë anëtar i ba.ndës së Marian Kolajt, një i arratisur nga burgjet greke, i cili u ekze.kutua prej policisë greke, gjatë një për.leshjeje të ar.matosur në afërsi të kufirit shqiptar.
Drejtori i policisë së Atikës, deklaroi se hetimet lidhur me këtë organizatë ishin nisur prej të paktën 6 muajsh, mbas informacioneve të marra nga autoritetet amerikane, se një sasi e madhe dr.oge do të nisej nga Republika Domenikane me destinacion Greqinë, dhe në vazhdim do të shpërndahej në Shqipëri dhe Spanjë.
Përveç 8 të arrestuarve janë identifikuar edhe disa shtetas shqiptare dhe arabe, të cilët aktualisht edhe pse janë identifikuar ende nuk janë arrestuar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, sasia prej 1 181 kg kok.ainë e pastër, vlera e së cilës llogaritet në mbi 50.000.000 euro, u sekuestruan edhe shuma cash prej 231.000 euro, 3 pis.toleta, 1 kall.ashnikov, 5 autovetura dhe 19 celularë. Kreu i policisë greke, tha se hetimet do të vazhdojnë, ndërsa priten edhe arrestime të tjera në Greqi, Shqipëri dhe Spanjë. /abcnews.al
Emrat e shqiptarë të arrestuar:
Aleksandër Pema
Arbër Përdeda
Ergon Tusi
Erlin zotaj
Lek Doda
Maksim Preçi